Rreth nesh

Platforma “Keuther” është platformë online, për mësimin e leximit të Kuranit, për përmirësimin e leximit dhe memorizimin e tij.
Mësimi zhvillohet për të gjitha grupmoshat dhe për të dy gjinitë. 
Stafi ynë është profesional dhe me përvojë të dëshmuar.

Vizioni ynë:

Synojmë që Platforma në një të ardhme jo të largët, të jetë referencë për shumë muslimanë shqiptarë anekënd botës për mësimin e Kuranit nëpërmjet teknologjisë online.

Qëllimi ynë:

Të mësuarit e leximit të Kuranit, në çdo kohë dhe nga çdo vend me metoda atraktive. Poashtu, përforcimi i lidhjes së besimtarit me librin e Zotit të tij, duke shfrytëzuar teknologjinë bashkëkohore dhe duke krijuar një ambient konkurues në mesin e të interesuarve.

Historiku ynë:

Platforma është vazhdimësi e një inciative nga mësueset femra, të cilat për dy vite punuan në grupin ‘’Hira’’ – Mëso Kur’an online në mesin e motrave muslimane. Pas interesimit të madh për mësimin e Kuranit nga vëllezërit dhe motrat tona, është parë nevoja që kjo iniciativë të avancohet dhe të përfshihen të dy gjinitë dhe të gjitha grupmoshat, dhe i tërë ky aktivitet të zhvillohet nën ombrellën e kësaj Platforme online.

Dobia e mësimit online:

Është qasja e lehtë në mësimet rreth Kuranit nga shtëpia, sidomos për meshkujt që janë në punë dhe kur kthehen në shtëpi janë të stërlodhur, poashtu edhe per femrat të cilat nga angazhimet e tyre të përditshme nuk e kanë komoditetin e udhëtimit, mirëpo edhe për fëmijët që zakonisht i përtojnë prezantimit fizik nëpër objekte shkollore.

Planprogrami:

Mësimi fillon me nivelin bazë, që është mësimi i shkronjave. Pastaj, vazhdohet me mësimin e leximit të Kuranit, që është i ndarë në 3 nivele:

Niveli i parë, ku mësohet leximi fillestar.
Niveli i dytë, ku mësohet leximi mesatar.
Niveli i tretë, ku mësohet leximi i avancuar.

Krahas mësimit të leximit kemi edhe programin e hifzit/memorizimit të pjesëve të caktuara të Kuranit.
Mësimi është i ndarë në semestre dhe periudha të caktuara, varësisht prej nivelit dhe grupmoshave, detaje të cilat janë cekur në vendin e vet.

Stafi

Dr. Gazmend Mehmeti

Drejtor

Hoxhë, Petrit Perçuku

Koordinatorë për meshkuj

Hoxhë, Bajram Sefedini

Menaxher për meshkuj

Mësuese, Mirlinda Bajrami

Koordinatore për femra

Mësuese, Valmira Zabërgja

Menaxhere për femra

Mësuesit

Mr. Muhamed Jakupi

Hfz. Petrit Perçuku

Hfz. Esat Rexhepi

Hoxhë, Ardi Hoxha

Hoxhë, Nazmi Fazliu

Mësueset

Mësuese, Mirlinda Bajrami

Mësuese, Sumeje Terstena

Mësuese, Sebahate Krasniqi

Mësuese, Valmira Zabërgja